Besnik Tahiri: AAK e vendosur për ta mbështetur Qeverinë Hoti

Besnik Tahiri: AAK e vendosur për ta mbështetur Qeverinë Hoti

Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate është duke punuar që sa më parë të mbahet seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re. I nominuari për zëvendëskryeministër të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Klan Kosovën se AAK tashmë ka votuar në të gjitha organet e partisë për […]

Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate është duke punuar që sa më parë të mbahet seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re.

I nominuari për zëvendëskryeministër të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Klan Kosovën se AAK tashmë ka votuar në të gjitha organet e partisë për përbërjen ministrore të Qeverisë Hoti.

Sipas tij, AAK ka nominuar emra kredibilë për të qenë në krye të dikastereve qeveritare.

Ai ka theksuar se grupi parlamentar i këtij subjekti politik do të jetë njëzëri për ta votuar Qeverinë e re, kurdo që mbahet seanca gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë se të nominuarit fillestar të këtij subjekti politik janë: Ramë Likaj në pozitën e ministrit të Arsimit, Blerim Kuçi në pozitën e ministrit të Ekonomisë, Selim Selimi në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Meliza Haradinaj në pozitën e ministres së Punëve të Jashtme; ndërsa zëvendëskryeministër pritet të jetë Besnik Tahiri.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj