Baraliu: Kushtetuesja mund ta zgjas afatin e masës së përkohshme për dekretin e Presidentit

Baraliu: Kushtetuesja mund ta zgjas afatin e masës së përkohshme për dekretin e Presidentit

Më së largu deri të premten, Gjykata Kushtetuese pritet të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi rreth mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka folur për klankosova.tv lidhur me mundësinë që Kushtetuesja ka për ta vazhduar masën e përkohshme për këtë çështje. ”Nëse Gjykata Kushtetuese […]

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka folur për klankosova.tv lidhur me mundësinë që Kushtetuesja ka për ta vazhduar masën e përkohshme për këtë çështje.

”Nëse Gjykata Kushtetuese për këto një muaj ditë, nuk ka mundur ta analizojë e përpunojë gjithë materialin në dispozicion, mund ta vazhdojë afatin e masës së përkohshme”.

Baraliu shton më tej se kjo gjykatë ka dy alternativa rreth vendimit për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, njofton Klan Kosova.

”Janë dy alternativa vendimmarrëse: njëra është ta shpall dekretin në shpërputhje me Kushtetutën dhe tjetra është e kundërta, pra – t’i trajtojë veprimet e presidentit si valide në relacion me kushtetushmerinë e mandatimit”.

Çka nëse Gjykata Kushtetuese vendos ta rrëzojë dekretin e Presidentit Thaçi?

”Nëse bie dekreti i presidentit, në Gjykatë hapet mundësia e dorëheqjes së tij si akt moral, por jo si obligim kushtetues”, thotë profesor Baraliu.

”Kjo sepse Kushtetuta nuk e ka paraparë dorëheqjen e Presidentit si kategori kushtetuese”.

Ai tregon se kur dhe si palët e pakënaqura kanë të drejtë ta kërkojnë shkarkimin e presidentit në këtë rast.

”Shkarkimin e presidentit, nëse dekreti konsiderohet shkelje e rëndë kushtetuese, mund ta kërkojnë palët e pakënaqura”.

Por paraprakisht ai thotë se me këtë shkelje merret qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

”Mirëpo për këtë shkelje eventuale së pari merret qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese, se kishte ose jo shkelje e pastaj ne Kuvend mund të kërkohet shkarkimi i presidentit”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik