Arrihet marrëveshja: Premier League rikthehet në këtë datë

Klubet e Premier Leagues janë pajtuar që ta rifillojnë sezonin pas vetëm tri javëve, në atë që ka qenë një zhvillim shumë i bujshëm për planet e “Projektit të Ristartit”. Premier League është munduar tash e disa kohë që t’i finalizojë planet për rikthimin e futbollit, pas pezullimit në fillim të marsit për shkak të […]
Klubet e Premier Leagues janë pajtuar që ta rifillojnë sezonin pas vetëm tri javëve, në atë që ka qenë një zhvillim shumë i bujshëm për planet e “Projektit të Ristartit”.
Premier League është munduar tash e disa kohë që t’i finalizojë planet për rikthimin e futbollit, pas pezullimit në fillim të marsit për shkak të krizës së koronavirusit, transmeton Periskopi.
20 qershori është përmendur si data kur do të luhen takimet e para, por “Telegraph” raporton se ndeshjet Manchester City – Arsenal dhe Aston Villa – Sheffield United do të luhen më 17 qershor.
Këto dy takime janë që kanë mbetur pezull pasi janë anuluar në datat paraprake kur është dashur të luhen. /Periskopi.com/












