Në Bjellorusi vazhdon futbolli, gjendet zgjidhja edhe për ‘atmosferën’ në stadium

Klubi bjellorus Dinamo Brest, ku luan sulmuesi shqiptar Elis Bakaj, ka gjetur një zgjidhje interesante për të krijuar atmosferë pozitive në stadiumin e tij gjatë ndeshjeve të këtij sezoni, kur në mbarë botën është përhapur koronavirusi. Kampionët në fuqi të vendit kanë vendosur të vendosin në stolat e stadiumit “Brestski” manekina me fytyrat e tifozëve […]
Klubi bjellorus Dinamo Brest, ku luan sulmuesi shqiptar Elis Bakaj, ka gjetur një zgjidhje interesante për të krijuar atmosferë pozitive në stadiumin e tij gjatë ndeshjeve të këtij sezoni, kur në mbarë botën është përhapur koronavirusi.

Kampionët në fuqi të vendit kanë vendosur të vendosin në stolat e stadiumit “Brestski” manekina me fytyrat e tifozëve që prenotojnë biletat online të ndeshjeve të skuadrës së zemrës.

Edhe pse në Bjellorusi nuk është shpallur gjendja e emergjencës dhe kampionati i futbollit nuk është ndërprerë, shumë tifozë nuk kanë shkuar në stadium prej frikës së infektimit të mundshëm me koronavirus.












