Zbulohet identiteti i futbollistit nga Bundesliga që doli pozitiv në testin për koronavirus sot

Gazeta gjermane BILD, raporton se ka mësuar identitetin e futbollistit më të fundit të prekur nga koronavirusi.Sot, klubi i Bundesligës gjermane, Hertha e Berlinit, konfirmoi se një pjesëtar i ekipit doli pozitiv në testin e koronavirusit, transmeton InsportiKlubi gjerman zbuloi se një lojtar është i prekur, pa i zbuluar identitetin, dhe se tanimë i gjithë […]
Gazeta gjermane BILD, raporton se ka mësuar identitetin e futbollistit më të fundit të prekur nga koronavirusi.Sot, klubi i Bundesligës gjermane, Hertha e Berlinit, konfirmoi se një pjesëtar i ekipit doli pozitiv në testin e koronavirusit, transmeton InsportiKlubi gjerman zbuloi se një lojtar është i prekur, pa i zbuluar identitetin, dhe se tanimë i gjithë ekipi do të futet në karantinë 14-ditëshe.
Tabloidi gjerman, BILD, mëson se personi në fjalë është mbrojtësi Maximilan Mittelstadt, 22-vjeçar.Futbollisti raportohet se të premten është ankuar se ka pasur simptoma të etheve, para nisjes me autobus për në Hoffenheim.

Ndeshja e të shtunës ndërmjet Hoffenheimit e Herthas është shtyrë nga Bundesliga gjermane, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndeshjet në Bundesligë janë shtyrë për të paktën deri më 2 prill.“Lojtari u ankua se pati simptomat e zakonshme dhe menjëherë e kemi ndarë nga grupi.
Më pas në testin e bërë ai rezultoi pozitiv për virusin. Të gjithë lojtarët e ekipit tonë tani duhe të qëndrojnë në shtëpi për dy javët e ardhshme”, ka zbuluar doktori i klubit, Uli Schleicher.












