Ylli i Real Madridit po shkatërrohet në Serbi, Vuçiq: Jeta e njerëzve është më e rëndësishme se milionat e tij

Futbollisti i Real Madridit, Luka Joviq nuk i kishte përfillur urdhërat që të qëndronte në izolim dhe kishte marrë pjesë në një festë në Beograd. E kjo gjë ka bërë që të reagojnë shumë figura të larta sportive por edhe shtetërore. Ndaj papërgjegjshmërisë së tij ka reaguar edhe kryeministrja e serbisë, Ana Brnabic e cila […]
E kjo gjë ka bërë që të reagojnë shumë figura të larta sportive por edhe shtetërore.
Ndaj papërgjegjshmërisë së tij ka reaguar edhe kryeministrja e serbisë, Ana Brnabic e cila ka thënë:
“Ne kemi shembuj negativë të yjeve tanë të futbollit që marrin miliona dhe injorojnë izolimin e detyrueshëm kur kthehen në shtëpi”.
Kurse Vucic e ka paralajmëruar Real Madridin duke thënë:“Nëse ai largohet nga banesa e tij, ai do të arrestohet. Unë mendoj se i vjen keq për atë që ka bërë, por unë do ta bëj të qartë për atë se jeta e popullit tonë është më e rëndësishme se miliona e tij“.
Kurse futbollisti ka thënë që i vjen keq që nuk e kanë informuar mjaftueshëm se si duhet të sillet në izolim.












