Virusi nuk po i ndalë vizitat e Ademit: Sot udhëtoi drejt KEK-ut në Obiliq

Virusi nuk po i ndalë vizitat e Ademit: Sot udhëtoi drejt KEK-ut në Obiliq Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhduar edhe sot vizitat në klubet e ndryshme kosovare, në këtë kohë emërgjente. Gjatë ditës së sotme, Ademi ka vizituar skuadrën e KEK-ut në Obiliq. Për këtë ka shkruar edhe i […]
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vazhduar edhe sot vizitat në klubet e ndryshme kosovare, në këtë kohë emërgjente.
Gjatë ditës së sotme, Ademi ka vizituar skuadrën e KEK-ut në Obiliq.
Për këtë ka shkruar edhe i pari i klubit nga Obiliqi, Besnik Mjeku.
“Falenderoj kryetarin Agim Ademi për vizitën dhe përkrahjen e FFK-së ndaj klubeve, respekt”, ka shkruar Mjeku.
Gjitashtu, Ademi ka vizituar edhe Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prishtinë, ku është pritur nga Ismajl Ajeti dhe Bajram Krasniqi.
Ademi, gjatë ditës së djeshme, ishte në Ferizaj e Gjilan, ku pa nga afër disa prej futbollistëve të huaj që luajnë në këto ekipe.












