Veseli ngushëllon për ndarjen nga jeta të Rifat Blakut

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe demografit Rifat Blaku. Veseli ka shkruar se Blaku kontribuoi shumë në edukimin e gjeneratave të reja si dhe u angazhua për ndërtimin dhe forcimin e shtetit, shkruan Periskopi. Postimi i plotë i Veselit: Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen […]
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe demografit Rifat Blaku.
Veseli ka shkruar se Blaku kontribuoi shumë në edukimin e gjeneratave të reja si dhe u angazhua për ndërtimin dhe forcimin e shtetit, shkruan Periskopi.
Postimi i plotë i Veselit:
Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen e profesorit dhe demografit të njohur, Rifat Blaku. Ai ishte një njeri me virtyte të larta që punoi shumë dhe kontribuoi në edukimin e gjeneratave të reja. Duke marrë pjesë aktivisht në jetën politike e publike, profesor Blaku u angazhua për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë të ri. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të.












