UEFA vetëm parën e njeh: Në kohë krize globale, ka një kërkesë jo njerëzore dhe të tmerrshme për klubet

Euro 2020 është gati e sigurtë se do të shtyhet pas shkatërrimeve njerëzore që po shkakton pandemia koronavirus rreth e qark globit. Futbolli nëpër Evropë ka stagnuar totalisht dhe nuk pritet që të fillojë përsëri deri në verë, transmeton Periskopi. Kështu, Kampionati Evropian duhet të shtyhet në mënyrë që të kompletohen ndeshjet e mbetura nga […]
Futbolli nëpër Evropë ka stagnuar totalisht dhe nuk pritet që të fillojë përsëri deri në verë, transmeton Periskopi.
Kështu, Kampionati Evropian duhet të shtyhet në mënyrë që të kompletohen ndeshjet e mbetura nga ligat evropiane.
Një opsion është që kompeticioni të shtyhet deri më 2021, por UEFA nuk është aspak e lumtur me këtë zgjidhje.
“The Athletic” raporton se organizata më e madhe e futbollit në Evropë do të kërkojë rreth 300 milionë euro nga klubet dhe ligat për ta shtyrë Euro 2020 për një vit.
Kaq e vlerëson UEFA koston për 12 muaj shtyrje dhe aksionarët do të informohen në një mbledhje sot (e martë).
Tingëllon qesharake apo jo? Klubet rreth botës të gjymtohen financiarisht dhe në mungesë të të ardhurave, derisa UEFA kërkon para në këtë kohë krize globale për ta shtyrë një kompeticion që është e obliguar ta shtyjë në mënyrë që ta mbrojë shëndetin e njerëzve, i cili vlen më shumë se futbolli. /Periskopi.com/












