UEFA e FIFA po i djegin me themel lojtarët: Nuk ka pushim për ta tri vite rresht

UEFA e FIFA po i djegin me themel lojtarët: Nuk ka pushim për ta tri vite rresht

Kalendari futbollistik botëror nuk ishte përgatitur për një ngjarje të tillë si koronavirusi. Lufta që ka nisur prej vitesh mes UEFA-s dhe FIFA-s për të dominuar panoramën botërore të futbollit do të arrijë kulmin në vitin 2021. Shtyrja e kampionatit Europian për në vitin 2021 sfidon hapur idenë e FIFA-s për të organizuar Botërorin e […]

Kalendari futbollistik botëror nuk ishte përgatitur për një ngjarje të tillë si koronavirusi. Lufta që ka nisur prej vitesh mes UEFA-s dhe FIFA-s për të dominuar panoramën botërore të futbollit do të arrijë kulmin në vitin 2021.

Shtyrja e kampionatit Europian për në vitin 2021 sfidon hapur idenë e FIFA-s për të organizuar Botërorin e Klubeve, i cili ishte planifikuar në qershor-korrik në vitin 2021. Por zhvillimi i Europianit do të sjellë ndryshime të tjera, të cilat i takojnë FIFA-s. Pasojat që do të sjellë janë shumë të rënda në aspektin ekonomik sepse FIFA ka firmosur një kontratë multimilionere me Kinën, e cila do të ishte vendi organizator dhe do të kërkojë që zbatohet me përpikmëri kontrata e firmosur sepse janë në lojë miliona euro.

Ndryshimet në kalendar- Por konflikti, i cili në duke është ekonomik dhe për ccështje egosh, sigurisht që ka një problem shumë të madh: Futbollistët. Lojtarët nuk janë makineri dhe do të ngrenë zërin përmes sindikatave. Ngjeshja e kalendarit dhe organizimi i disa eventeve të rëndësishme në një kohë të shkurtër do të prekë fillimisht lojtarët.

Futbollistët e ligave kryesore do ta përfundojnë shumë vonë këtë sezon, i cili parashikohet të shkojë deri në korrik. Pastaj do të kenë shumë pak kohë për të pushuar dhe për të rinisur kampionatin e ardhshëm. Duke qenë se do të luhet Europiani, duhet që kampionatet të fillojnë në gusht për të përfunduar në kohën e duhur dhe për t’i lënë vend turneut kontinental. Shumë pak ditë për pushime…

E njëjta histori do të përsëritet në vitin 2022, ku do të luhet Botërori i klubeve me shumë skuadra, cicc e ka planifikuar FIFA. Ky kompeticion do t’i pengojë që të kenë verën të lirë për të pushuar. Duhet të kujtojmë që në muajin nëntor të vitit 2022 do të organizohet edhe Botërori i Katarit 2022. Mund të themi se disa futbollistë do të detyrohen të luajnë 3 kampionate pa pushim, duke qenë se do të ketë mes tyre kompeticione shumë të rëndësishme. Një ngarkesë e madhe e kalendarit vendos sërish në betejë dy institucionet FIFA dhe UEFA.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova