Trajneri i njohur del pozitiv me koronavirus

Trajneri i njohur, që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo, Jorge Jesus ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota. Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti. Lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk […]
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.
Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.
Lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste.
65-vjeçari ishte edhe trajner i skuadrës së njohur nga Portugalia, Benfica.













