Tahir Batatina foli në emër të gjithë klubeve të Superligës – reagon ashpër Gjilani

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, donatori dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar gjendjen aktuale në futbollin e Kosovës pas pandemisë COVID-19. Përveç kësaj, Batatina shkroi në ’emër të të gjitha klubeve’ të Superligës për këtë situatë, duke hedhur poshtë legjitimitetin e kryetarit Agim Ademi. Pas kësaj, ka reaguar klubi i Gjilanit, […]
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, donatori dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar gjendjen aktuale në futbollin e Kosovës pas pandemisë COVID-19.
Përveç kësaj, Batatina shkroi në ’emër të të gjitha klubeve’ të Superligës për këtë situatë, duke hedhur poshtë legjitimitetin e kryetarit Agim Ademi.
Pas kësaj, ka reaguar klubi i Gjilanit, i cili ka qartësuar situatën e krijuar nga Tahir Batatina.
Klubi gjilanas bën me dije se Gjilani përfaqësohet nga kryetari Florim Zuka, dhe jo nga një njeri tjetër.
Njoftimi i plotë i Gjilanit:
“Sport Club Gjilani, me anë të kësaj shkrese dëshiron të qartësoj situatën e krijuar së fundëmi nga kryetrajneri i Llapit, z.Tahir Batatina, rreth qështjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës z.Agim Ademi.
Duam që edhe një herë të theksojmë se skuadra e Gjilanit përfaqësohet nga kryetari, z.Florim Zuka dhe zyrtarët e sajë dhe asnjëherë askush nuk mund që në emër të klubit tonë të flasë pa legjimitetin e SC Gjilanit.
Andaj duam të bejmë të ditur se klubi nuk e mbështet një kërkes të tillë dhe nuk e ka autorizuar askënd të flas në emër të klubit rreth kësaj qështje.
Për ç’do detaj dhe ç’do qëndrim të klubit, do informoheni nga drejtorët dhe zyrtarët e SC Gjilanit”.












