Surroi nxit luftën për pushtet në luftën kundër Koronavirusit: Të refuzohet propozimi për Gjendje të Jashtëzakonshme

Surroi nxit luftën për pushtet në luftën kundër Koronavirusit: Të refuzohet propozimi për Gjendje të Jashtëzakonshme

Publicisti Veton Surroi njihet si një mbështetës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai Vetëvendosjen e ka mbështetur edhe sa i përket mënyrës se si duhet të luftohet Koronavirusi.  Por natyrisht, mbështetja e tij është militanteske dhe nuk ofron asnjë argument shtesë mbi çështjet në fjalë. Ai thotë se “Kushtetuta e Kosovës nuk sjell aftësim për […]

Por natyrisht, mbështetja e tij është militanteske dhe nuk ofron asnjë argument shtesë mbi çështjet në fjalë. Ai thotë se “Kushtetuta e Kosovës nuk sjell aftësim për ndonjë masë plotësuese për parandalimin e Covid-19” – por pa u lodhur të shpjegojë mendimin e tij.

Ai ka lënë të kuptohet se edhe për çështjen e Koronavirusit mund të ketë një luftë për pushtet pasi përmes Gjendjes së Jashtëzakonshme, presidenti merr kryesimin e luftës kundër Koronavirusit, përcjell Periskopi.

Surroi edhe ashtu siç pritej deklaroi se propozimi i presidentit duhet të refuzohet plotësisht.

Por, çka nëse situata përkeqësohet deri në atë masë sa Gjendja e Jashtëzakonshme do të bëhej domosdoshmëri? Kjo do të rrezikonte në mënyrë direkte jetën e shumë qytetarëve të Kosovës nga kjo luftë e pakuptimtë politike. Për më tepër, nuk kuptohet se çka përfiton presidenti apo kryeministri nga protagonizmi i tillë.

MBI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas Kushtetutës së Kosovës, vetvetiu nuk sjell aftësim për ndonjë masë plotësuese për parandalimin e COVID-19. Qeveria e Kosovës sot ka në dispozicion autorizime të mjaftueshme për të zbatuar masa plotësuese për parandalimin e COVID-it .
Në praktikë , ndryshimi i vetëm thelbësor është se Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, kur kryesohet nga Presidenti. Pra, ato masa që është në gjendje t’i bëjë vet Qeveria do të duhej t’i nënshtroheshin kryesimit të Presidentit.
Kuvendit i kërkohen dy të tretat e votave për këtë manovër politike.
Propozimi duhet të refuzohet plotësisht. Nuk është kohë loje e protagonizmash.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot