Sulmuesin e Serie A-së e zë paniku, reagon pas fotografisë tronditëse te ushtarëve duke bartur kufomat e të vdekurve nga koronavirusi

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga pandemia koronavirus, ku është edhe një numër shumë i madh i të vdekurve. Kështu, Sulmuesi i Atalantas, Alejandro Gomez, u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta dhe mos të dalë në rrugë, pas skenave të shëmtuara që u panë ditët e fundit […]
Italia është vendi më i prekur në Evropë nga pandemia koronavirus, ku është edhe një numër shumë i madh i të vdekurve.
Kështu, Sulmuesi i Atalantas, Alejandro Gomez, u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta dhe mos të dalë në rrugë, pas skenave të shëmtuara që u panë ditët e fundit në Bergamo të shkaktuara nga pandemia koronavirus.
Ai në rrjetin e e tij në Instagram shkroi: U them të gjithë vrapuesve, apo vrapuesve të rremë, të cilët ende duan të dalin jashtë dhe të stërvitin, qëndroni në shtëpi”.
“Mjaft më, mjaft më, mjaft më”, shtoi ai.
“Çdo mëngjes zgjohemi me lajme të këqija, njerëzit duke vdekur, dhe ju ende nuk e kuptoni? Të gjithë në shtëpi, askush të mos dalë jashtë”, përfundoi argjentinasi. /Periskopi.com/













