Studimi zbulon se Liverpooli ka fansat më të fëlliqt në Premier League

Fansat e Premier Leagues nuk do të dëgjohen në tribuna për një kohë të gjatë ose të shkurtër, varësisht nga këndvështrimi. Pasi u konfirmua se top kampionati anglez do të pezullohet deri të paktën në prill, të gjithë kanë kthyer vëmendjen nga sfida #QëndroNëShtëpi, transmeton Periskopi. Por derisa fansat nuk kanë mundur të shprehin besnikërinë […]
Fansat e Premier Leagues nuk do të dëgjohen në tribuna për një kohë të gjatë ose të shkurtër, varësisht nga këndvështrimi.
Pasi u konfirmua se top kampionati anglez do të pezullohet deri të paktën në prill, të gjithë kanë kthyer vëmendjen nga sfida #QëndroNëShtëpi, transmeton Periskopi.
Por derisa fansat nuk kanë mundur të shprehin besnikërinë e tyre nga afër, ata prapë nuk kanë qëndruar larg diskutimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, “Casino.org” vendosi ta zbulojë cili klub në Premier League ka fansat që shajnë më së shumti në rrjetet sociale.
Ata shikuan me vëmendje top 100 postimet dhe komentet në “Reddit” nga 20 skuadrat angleze, duke studiuar fjalët që janë përdorur.
Lista finale është përpiluar duke marrë një përqindje për t’u siguruar që skuadrat e mëdha të mos dënohen padrejtësisht për shkak të numrit më të madh të fansave, dhe skuadrat e vogëla të mos ia hedhin paq aq lehtë.
Përfundimi? Epo, del se Liverpooli i ka fansat më të fëlliqt në Angli. Shikoni listën e plotë më poshtë. /Periskopi.com/













