Si të zbardhoni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

Si të zbardhoni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit. Zverdhja e dhëmbëve është një pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët. Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve. Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të […]

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit. Zverdhja e dhëmbëve është një pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët. Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve. Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zverdhja e dhëmbëve mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet dhe probleme të ndryshme shëndetësore. Nëse larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përkujdesi për to nuk e zgjidh këtë problem, atëherë duhet të merrni në konsideratë alternativat e mëposhtme.

Si Të Zbardhni Dhëmbet Në Vetëm 2 Minuta
Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve. Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.

Pastë Zbardhuese Me Sodë Buke Dhe Limon
Përbërësit
Sodë buke,
Lëng limoni ose ujë.

Udhëzimet
Përziejeni lëngun e freskët të limonit ose ujin me disa lugë çaji me sodë buke. Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë. Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh. Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta. Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë. Përveç aplikimit të pastës zbardhuese, sigurohuni që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë. AgroWeb.org ju këshillon të shmangni duhanin, kafenë dhe pijet e gazuara për të mbrojtur dhëmbët nga zverdhja. Nëse pijet e mësipërme janë të preferuarat tuaja, përdorni një pipë që të kufizoni kontaktin me dhëmbët.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve