Si festuan lojtarët e Premier Ligës golat kundër klubeve të tyre të vjetra

Lojtarët në të gjitha ligat transferohen në klube të ndryshme, dhe për cilin ekip që luajne është e natyrshme se japin më të mirën për të. Më poshtë e keni listën e disa lojtarëve të Premier Ligës, të cilët festuan pasi shënuan kundër klubit në të cilin kanë qenë më parë, përcjell Periskopi. Po e […]
Më poshtë e keni listën e disa lojtarëve të Premier Ligës, të cilët festuan pasi shënuan kundër klubit në të cilin kanë qenë më parë, përcjell Periskopi.
Po e fillojmë më Rooneyn, ai luajti për Evertonin dhe më pasë kaloi në Manchester United. Kur Rooneyt iu dha rasti të shënonte për Unitedin ai puthi fanellën e “Djajve të Kuq”. Kujtojmë që Roney më pas u transferua përsëri në Everton.

Edhe Romeu Lukaku u transferua nga Evertoni në Manchester United, i cili nuk nguroi të festonte golin kudër Evertonasëve, anipse fansat ishin shumë të piklluar pasi Lukaku la Evertonin.

Ai që nuk hezitoi ta festonte golin kundër ish- ekipit është edhe Adebayor, i cili kaloi nga Arsenali në Tottenham Hotspur.

Një transferim që tronditi Premier Ligën ishte edhe largimi i Van Persiet nga Manchesteri, klub në të clin shënoi 30 herë, në mënyrë që t’iu ndhihmonte ta fitonin titullin e Premier Ligës. Holandezi si lojtari i Arsenalit, kur shënoi kundër “Djajve të Kuq” vetëm ngriti duart lart. /Periskopi.com/













