Shtatzënë me koronavirus – gruaja e Ruganit tregon tmerrin që po e përjeton e izoluar

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ishte futbollisti i parë profesionist që rezultoi pozitiv në testin për koronavirus. Ka kaluar një javë që prej kur italiani e mësoi se ishte infektuar me pandeminë, e cila ka gjymtuar futbollin në mbarë botën, transmeton Periskopi. Bashkëlojtarët e tij te Juventusi, përfshirë Cristiano Ronaldon, të gjithë janë vetëizoluar dhe […]
Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ishte futbollisti i parë profesionist që rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.
Ka kaluar një javë që prej kur italiani e mësoi se ishte infektuar me pandeminë, e cila ka gjymtuar futbollin në mbarë botën, transmeton Periskopi.
Bashkëlojtarët e tij te Juventusi, përfshirë Cristiano Ronaldon, të gjithë janë vetëizoluar dhe duket se ka pak gjasa që futbolli italian të rikthehet në të ardhmen e afërt.
Pavarësisht se Rugani ka thënë se është mirë dhe fansat nuk duhet të shqetësohen për të, janë ngritur frika për partneren e tij Michela Perscio.

Gazetarja e sportit gjithashtu ka dalë pozitive në testin për koronavirus dhe tani ka zbuluar se është gjithashtu edhe shtatzënë.
“Jam katër muajsh shtatzënë, pra si do t’ia bëjmë tash?” tha ajo.
“Nuk mundem as të flas për këtë, por vetëm mund të presim dhe të shohim. Shpresoj që virusi të mos ndikojë te bebja.
“Doktorët më kanë siguruar se nuk do të ketë problem, por vendoseni veten në vendin tim: është definitivisht tmerruese.
“Daniele dhe unë po përgatisnim momentin e duhur për ta zbuluar shtatzaninë kur dolëm pozitivë. Pritej të ishte moment kënaqësie. Jam e sigurt se do të rikthehemi në këmbë.” /Periskopi.com/












