Shaqiri në mesin e katër lojtarëve që lejohen ta vizitojnë qendrën stërvitore të Liverpoolit

Shaqiri në mesin e katër lojtarëve që lejohen ta vizitojnë qendrën stërvitore të Liverpoolit

Katër futbollistë e kanë të lejuar që këto ditë të qëndrojnë në qendrën stërvitore të Liverpoolit, ka shkruar The Sun të shtunën. Bëhet fjalë për lojtarët që janë në fazë të rikuperimit, ndërsa në mesin e tyre është edhe Xherdan Shaqiri. Lojtarët megjithatë nuk takohen mes vete. Është portieri Alisson që ka treguar për seancat […]

Katër futbollistë e kanë të lejuar që këto ditë të qëndrojnë në qendrën stërvitore të Liverpoolit, ka shkruar The Sun të shtunën.

Bëhet fjalë për lojtarët që janë në fazë të rikuperimit, ndërsa në mesin e tyre është edhe Xherdan Shaqiri. Lojtarët megjithatë nuk takohen mes vete.

Është portieri Alisson që ka treguar për seancat riaftësuese në qendrën stërvitore të Liverpoolit. Pos tij e Shaqirit, sipas The Sun, në qendër stërvitore paraqiten edhe Nathaniel Clyne dhe Yasser Larouci. Të gjithë vizitojnë “Melwoodin” për seanca të rikuperimit.

Lojtarët tjerë të Liverpoolit janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Udhëzimi i klubit është që të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në rastin tim është pak më ndryshe, pasi unë kam një lëndim. Nuk ishte lëndim serioz, por secili lëndim kërkon trajtim dhe unë kam vazhduar trajtimin në qendrën stërvitore. Nuk kam asnjë kontakt me bashkëlojtarët, të gjithë janë në shtëpitë e tyre. Kontaktin e vetëm e kam me fizioterapeutin dhe me trajnerin e portierëve”, ka treguar Alisson.

Shaqiri ka pasur telashe të mëdha me lëndime këtë edicion. Së fundi ka luajtur më 11 janar. Por edhe në vjeshtë ka luajtur fare pak për shkak të lëndimeve.

Të shtunën mediat turke kanë raportuar se Galatasaray synon të transferoj Shaqirin në verë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova