Selimi: LDK na paralajmëroi për daljen nga koalicioni, PAN do ta mbështetë mocionin e tyre

Selimi: LDK na paralajmëroi për daljen nga koalicioni, PAN do ta mbështetë mocionin e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi në Info Magazine tha se pratneri i tyre i koalicionit, LDK i kishte paralajmëruar edhe më herët për daljen nga Qeveria pasi që ata ishin për ta hequr komplet taksën. ”LDK edhe më herët kanë paralajmëruar. Nëse nuk hiqet taksa kundër mallrave serbe LDK do të dalë […]

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi në Info Magazine tha se pratneri i tyre i koalicionit, LDK i kishte paralajmëruar edhe më herët për daljen nga Qeveria pasi që ata ishin për ta hequr komplet taksën.

”LDK edhe më herët kanë paralajmëruar. Nëse nuk hiqet taksa kundër mallrave serbe LDK do të dalë nga koalicioni.  LDK vazhdonte të jetë e fokusuar në tarifën teksa ne po merreshim me koronavirusin. LDK është dashtë të marrë përgjegjësi për deklarimet e Veliut që kanë qenë në mos përputhje me vendimet e qeverisë. Ministri i brendshëm në vend se të kontribuoj në marrjen nën kontroll të situatës, ai përhapte panik. Ai përhapi alarmin, teksa thoshte se situata po del nga kontrolli e në fakt gjithçka ishte nën kontroll. E din edhe ai. Kur Veliu deklaron se nga ora në orë po shtohen rastet dhe situata po del nga kontrolli është komplet e papranueshme. Ose duhej të shkarkohej ose të gjendej një model tjetër, ose Kurti dhe Veliu nuk do të mund të qeverisnin bashkë’’, përfundon Selimi.

Tutje deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon përkrahjen nga PAN-i i cili sipas tij ende ekziston veçse kësaj here janë opozitë.

”PAN do ta mbështesë LDK-në. Bashkë me LDK e nxorëm PAN-in në opozitë, tash LDK po kërkon ndihmë prej tyre që t’i mbështesë, Nuk na mbet hatri prej askujt nga PAN-i. Haradinaj është ende nën trauma të humbjes i cili kërkon ta mbështesë LDK që ta heqë taksën”, tha Selimi.

Rexhep Selimi shtoi se nëse nuk kalon mocioni i iniciuar nga LDK, atëherë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetutese.

”Edhe nëse kalon mocioni me mbështetje të PAN, Presidenti do të jetë i detyruar të kërkojë mandat nga VV. Pra i bie, ose shihemi në Gjykatën Kushtetuese ose në zgjedhje”, tha Selimi./Periskopi/

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik