Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi

Autoritetet në Mal të Zi njoftuan të enjten edhe 8 raste të reja me koronavirus, gjë që e rrit në 10 numrin e të prekurve në të gjithë vendin. Lajmi u njoftua nga drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Boban Mugosha, sipas të cilit të tetë personat që rezultuan pozitivë u ishin nënshtruar testeve. Pothuajse […]

Lajmi u njoftua nga drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Boban Mugosha, sipas të cilit të tetë personat që rezultuan pozitivë u ishin nënshtruar testeve. Pothuajse të gjithë rastet e reja janë të lidhur me rastet e para të njoftuara në Podgoricë e Ulqin, raporton Zëri i Amerikës.

Dy rastet e para të infektimit me koronavirus u konfirmuan të martën. Bëhej fjalë për dy gra njëra nga Ulqini, e cila sipas autoriteteve kishte disa kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa tjetra nga Podgorica e cila gjithashtu kishte vizituar pak kohë më parë Spanjën. Mjekët infenksionistë thonë se gjendja e tyre është e mirë dhe ato po trajtohen në shtëpi.

Mali i Zi po zbaton aktualisht masa të rrepta për sa i takon qarkullimit të popullatës, grumbullimit apo lëvizjes së saj. Ndërkohë disa qytete po shërbejnë si karantinë.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj