Rikujtojmë momentin kur Edgar Davids e nokautoi Heurelho Gomesin me një volej nga 35 metra

Edgar Davids është një prej futbollistëve më ikonik të të gjitha kohëve. Holandezi e shndrroi veten në superyll përgjatë viteve të 90-ta dhe 2000-ta, duke e stabilizuar veten si një prej mesfushorëve defanziv më të mirë të gjeneratës, transmeton Periskopi. Davids ishte krucial në triumfin e Ajaxit në Champions League më 1995, derisa “PitBulli” gjithashtu […]
Holandezi e shndrroi veten në superyll përgjatë viteve të 90-ta dhe 2000-ta, duke e stabilizuar veten si një prej mesfushorëve defanziv më të mirë të gjeneratës, transmeton Periskopi.
Davids ishte krucial në triumfin e Ajaxit në Champions League më 1995, derisa “PitBulli” gjithashtu shkëlqeu edhe me Juventusin pas kalimit të tij në Torino më 1997, ku fitoi tre tituj të Serie A.

Eventualisht ai u rikthye tek Ajaxi në janar të vitit 2007.
Ai kaloi vetëm një vit e gjysmë kësaj radhe në Amsterdam, por mjaftoi sa për të dhuruar një prej klipeve të tij më qesharake si futbollist.
Gjatë një ndeshjeje kundër PSV Eindhovenit, Davids lansoi një goditje me volej nga rreth 35 metra, e cila përfundoi në shtyllën pingule e pastaj në kokën e Heurelho Gomesit.
Portierit brazilian u duk se i doli shpirti nga trupi teksa qëndroi shtangur për pak momente, para se të binte në tokë i trullosur.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/












