Rikthimi i Chelseat fillon në verë: Përgatitë 200 milionë për tre yjet e Serie A

Chelsea ka vendosur në dispozicion të trajnerit Frank Lampard shifrën e çmendur të 200 milionë sterlinave këtë merkato verore. Blutë e Londrës do përpiqen të investojnë fuqimisht në skuadrën e tyre në fund të këtij sezoni, pasi ranë sanksionet e pezullimit të merkatos së tyre, të cilat nuk i lejuan atyre të blejnë verën e […]
Blutë e Londrës do përpiqen të investojnë fuqimisht në skuadrën e tyre në fund të këtij sezoni, pasi ranë sanksionet e pezullimit të merkatos së tyre, të cilat nuk i lejuan atyre të blejnë verën e shkuar.
Lampard është në kërkim të një portieri dhe një sulmuesi të ri, ndërsa i ka identifikuar objektivat e tij në Itali.
Për të zëvendësuar Kepën, i cili nuk e ka bindur trajnerin me paraqitjet e tij dhe në rast të shitjes së portierit më të shtrenjtë në botë, ai do të hidhte sytë nga portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Një tjetër objektiv është edhe Miralem Pjaniç, mesfushori i Juventusit, i cili po gjen gjithnjë e më pak hapësira në skuadrën e Sarrit.

Ish-trajneri i Chelseat ka preferuar Bentakurin, Matuidin dhe Ramseyn gjatë javëve të fundit. dërsa për sulmin, ëndrra e teknikut të Chelseat është Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, konkurrenca për të cilin pritet të jetë shumë e lart.













