Plani gjenial i Premier Leagues për ta kompletuar sezonin para 30 qershorit

Pasi UEFA shtyu Euro 2020 për në vitin 2021, organizata informoi ligat evropiane që t’i kompletojnë sezonet deri më 30 qershor. Por, kjo duket gati e pamundur për vende si Italia, Spanja dhe Anglia aktualisht, transmeton Periskopi. UEFA shtoi se ekziston mundësia që të shtyhen kualifikimet për në Champions League dhe Europa League në rast […]
Por, kjo duket gati e pamundur për vende si Italia, Spanja dhe Anglia aktualisht, transmeton Periskopi.
UEFA shtoi se ekziston mundësia që të shtyhen kualifikimet për në Champions League dhe Europa League në rast se nuk përmbushet afati i 30 qershorit.
Sidoqoftë, është për t’u studiuar se si UEFA po pret që ligat të kompletohen brenda 14 javëve, kur shtetet janë të bllokuara dhe në izolim dhe ashtu do të mbeten për shumë javë të tjera.

Premier League mbajti një mbledhje të enjten, në tentativë për të gjetur një zgjidhje.
Dhe sipas “The Sun”, zgjidhja tashmë është gjetur.
Po planifikohet të luhen të gjitha 92 ndeshjet e mbetura prapa dyerve të mbyllura, me secilin takim që do të zhvillohet në një terren neutral, në kohë të ndryshme dhe do të transmetohet në TV.
Kjo nënkupton se fansat mund ta përcjellin secilën ndeshje, pasi ato do të luhen në kohë të ndryshme.
Pritet të përcaktohen dy apo tre stadiume ku do të luhen të gjitha takimet.
Madje, një stadium mund të jetë nikoqir i më shumë se një ndeshjeje në ditë, derisa skuadrat do të luajnë cdo tre ditë për ta kompletuar sezonin në kohën e përcaktuar nga UEFA.

Duke përdorur vetëm disa stadiume në kohë të ndryshme, ata planifikojnë që ta minimizojnë numrin e stafit mjekësor dhe të policisë.
Zhvillimi i lojëve në terrene neutrale gjithashtu do të ndihmonte shmangien e grumbullimit të fansave jashtë stadiumit.
16 klubeve u kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’i luajtur, derisa Manchester City, Arsenali, Aston Villa dhe Sheffield United kanë nga dhjetë të mbetura. /Periskopi.com












