Për Periskopin flet për herë të parë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus lojtari i Kombëtares së Kosovës

Pak orë më parë, Periskopi publikoi lajmin se lojtari i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Ky lajm pastaj u konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila doli me një prononcim zyrtar duke e dhënë lajmin e hidhur. Mustafa, sulmues te Hannoveri, u këshillua që […]
Ky lajm pastaj u konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila doli me një prononcim zyrtar duke e dhënë lajmin e hidhur.
Mustafa, sulmues te Hannoveri, u këshillua që të bënte testin nga vetë klubi, derisa rezultatet fatkeqësisht nuk ishin ato që shpresonte ai.
Me t’u konfirmuar me pandeminë, Mustafa u izolua së bashku me tërë klubin, si dhe familjen e tij – ndaraz kuptohet.

Periskopi ka kontaktuar me Mustafën, i cili ka thënë se është i vetmi që ka dalë pozitiv në mesin e bashkëlojtarëve.
“Më dhëmbin fyti, koka dhe gjoksi,” ka thënë Mustafa për Redaksinë tonë.
“Nuk jam aq mirë po ishalla Zotit ia dal.”
I pyetur nëse ndonjë bashkëlojtar tjetër apo zyrtar te klubi ka dalë pozitiv, ai ka shtuar:
“Jo, vetëm unë. Klubi dhe familja janë izoluar komplet.
“Nuk po muj me ditë si e kam marrë virusin.”
Mustafës i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthimin në fushat e futbollit shëndoshë e mirë. /Periskopi.com/












