Pas Kampionatit Evropian, tjetër kompeticion i rëndësishëm shtyhet për një vit

Së bashku me Euro 2020, Copa America gjithashtu është shtyrë për në verën e vitit 2021, pas përhapjes me të madhe të koronavirusit. Aktivitetet sportive nga gjithë bota janë pezulluar, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të pandemisë, që ia mori jetën 2,158 personave në Itali, transmeton Periskopi. Copa America pritej të luhej prej 12 […]
Së bashku me Euro 2020, Copa America gjithashtu është shtyrë për në verën e vitit 2021, pas përhapjes me të madhe të koronavirusit.
Aktivitetet sportive nga gjithë bota janë pezulluar, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të pandemisë, që ia mori jetën 2,158 personave në Itali, transmeton Periskopi.
Copa America pritej të luhej prej 12 qershorit deri në 12 korrik këtë vit, në Kolumbi dhe Argjentinë.
Mirëpo, tash është shtyrë për 11 qershor të vitit të ardhshëm.
Vendimi u konfirmua nga CONMEBOL, FIFA dhe UEFA. /Periskopi.com/












