Në kohë krize lulëzon njerëzimi në futbollin spanjoll – tjetër klub i La Ligas refuzon testet për koronavirus

Celta Vigo është klubi i fundit spanjoll që ka refuzuar testet për koronavirus të dhuruara nga La Liga, pasi klubi konsideron se ka grupe të cilat kanë më shumë nevojë për to. “El Mundo” raportoi të mërkurën se Real Valladolidi, Osasuna dhe Eibari do t’i dhurojnë si donacion testet për koronavirus në Spitale, transmeton Periskopi. […]
Celta Vigo është klubi i fundit spanjoll që ka refuzuar testet për koronavirus të dhuruara nga La Liga, pasi klubi konsideron se ka grupe të cilat kanë më shumë nevojë për to.
“El Mundo” raportoi të mërkurën se Real Valladolidi, Osasuna dhe Eibari do t’i dhurojnë si donacion testet për koronavirus në Spitale, transmeton Periskopi.

“Diario AS” tani ka potencuar se klubi galician është bërë i katërti nga La Liga që refuzon ofertën, dhe i dhuron ato si donacion për punonjësit e shëndetësisë.
Redaksia e Sportit të Periskopit tash e tutje do të ketë simpati të theksuar për këto klube. /Periskopi.com/












