Le Bron James e harron Messin kur pyetet për lojtarët më të mirë, ndërsa Ibran e quan ‘Suedez i çmendur”

Në një video live në Instagram, Le Bron Jamesit iu kërkua të emërojë lojtarët e tij të preferuar të futbollit dhe renditi disa, por nuk përfshiu Lionel Messi në listën e tij. Në vend të Messit ai emëroi disa prej lojtarëve të tjerë më të mirë në botë, përcjell Periskopi. “Kam disa, u përgjigj ai […]
Në një video live në Instagram, Le Bron Jamesit iu kërkua të emërojë lojtarët e tij të preferuar të futbollit dhe renditi disa, por nuk përfshiu Lionel Messi në listën e tij.
Në vend të Messit ai emëroi disa prej lojtarëve të tjerë më të mirë në botë, përcjell Periskopi.
“Kam disa, u përgjigj ai kur u pyet se kush mendon se janë futbollistët më të mire”.
“Para së gjithash, çdo lojtar në Liverpool.” [Kylian] Mbappe, Neymar, Cristiano Ronaldo … “Ata djem janë legjenda, unë i dua ata djem”.
E dua Cristiano Ronaldon, e dua Neymarin, e dua Mbappen”.
Kur superyllit të basketbollit iu sygjerua Messi ai tha: “Messi, me siguri ai është legjendë.”
Ai përmendi gjithashtu Zlatan Ibrahimoviçin, duke bërë shaka se sa i çmendur është suedezi/ Periskopi.com/












