Kush ishte 16 vjeçari që me golin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve shokoi Milanin dhe më vonë u bë yll i kësaj skuadre

Mesi i viteve të 90-ta, gjegjësisht vitet 1994-1995 dhe 1995-1996, Liga e Kampionëve, solli finalen në të cilat u përballen skuadrat Italiane, Milan dhe Juventus me skuadrën nga kryeqyteti holandez, Ajax Amsterdam, shkruan Periskopi. Përballja e parë ishte mdis gjigantit të kësaj gare, që në atë kohë ishte kampion i pesëfishtë Europe, Ac Milanit dhe […]
Përballja e parë ishte mdis gjigantit të kësaj gare, që në atë kohë ishte kampion i pesëfishtë Europe, Ac Milanit dhe Ajaxit, që po kërkonte trofeun e katërt në kompeticionin për më të mirin e Evropës.
Skuadra e Milanit në atë kohë kishte një numër të konsiderueshëm të lojtarëve me përvojë, përderisa skuadra e Ajaxit kishte pothuajse tërë përbërjen me lojtarë të rinj, që vinin nga akademia e klubit.
Megjithatë, përballja e kësaj finaleje i takoi Ajaxit, me golin që u shënua nga talenti 16 vjeçar, që më vonë kaloi tek Milani, Patrick Kluivert.
Për Patrick Kluivert, si edhe për shumë talentë të AJAX- it kjo finale shërbeu edhe në ndërtimin e karrierave të bujshme.
Kujtojmë që kjo përballje u zhvillua në Vjenë në vitin 1955.
Më poshtë mund t’i shihni përbërjet e skuadrave respektive./Periskopi.com/













