Kurti ambasadorëve ua përmend vetëm gjendjen e jashtëzakonshme, por jo edhe shkarkimin e Qeverisë

Kurti ambasadorëve ua përmend vetëm gjendjen e jashtëzakonshme, por jo edhe shkarkimin e Qeverisë

Ndonëse kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është në mbledhjen e nënshkrimeve për të shkakruar Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës është edhe LDK, kryeministri po mban takime me ambasadorë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, transmeton lajmi.net. Kryeministri Kurti e njoftoi […]

Ndonëse kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është në mbledhjen e nënshkrimeve për të shkakruar Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës është edhe LDK, kryeministri po mban takime me ambasadorë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott se situata pas shfaqjes së Coronavirusit në Kosovë, është stabile dhe masat e marra nga Qeveria po e mbajnë gjendjen nën kontroll. Ai theksoi se të sëmurët me COVID-19 janë në gjendje stabile dhe 6 nga ta janë liruar ta vazhdojnë shërimin në shtëpi, në vetëizolim.

Sa i përket situatës politike, Kryeministri Kurti bëri me dije se në këtë situatë të menaxhueshme nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se thirrja e presidentit është e pabazuar dhe e panevojshme.

Nga ana e tij, Ambasadori Abbott tha se në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik është esenciale që veprimet politike të institucioneve shtetërore të qeverisen sipas Kushtetutës së Kosovës. Ai bëri thirrje që të gjitha palët duhet të sigurohen që diskutimet dhe negociatat e tyre të zhvillohen në mënyrë që t’i sigurojnë të gjitha komunitetet në Kosovë, pa shkaktuar brengosje të shtuara që ndihen nga të gjithë në këto kohë të vështira.

Ai e siguroi Kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu sot kishte një takim me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë,  Jens Erik Grondahl.

Takimi u mbizotërua nga diskutimi mbi situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19. Ambasadori Grondahl, derisa bashkëndjeu me situatën e shëndetit publik të krijuar si rezultat i pandemisë, shprehu gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Korona.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimet e sinqerta për përkrahjen e shtetit Norvegjez dhe bëri thirrje për solidaritet në mes të gjitha shteteve të cilat po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19. Të dy u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në mes dy shteteve në të gjitha fushat.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik