KF Prishtina linçon Periskopin pas raportimeve në mbështetje të Kombëtares së Kosovës

Klubi i Futbollit Prishtina gjatë vikendit zhvilloi ndeshjen derbi të javës në kuadër të Superligës së Kosovës kundër Klubit të Futbollit Ballkani nga Suhareka. Periskopi ka bërë kërkesë për akreditim te Klubi i Futbollit Prishtina, por zyrtari për informim ka kthyer përgjigjje negative duke shkruar se “Portali Periskopi NUK MUND TË AKREDITOHET”. Duket se raportimet […]
Periskopi ka bërë kërkesë për akreditim te Klubi i Futbollit Prishtina, por zyrtari për informim ka kthyer përgjigjje negative duke shkruar se “Portali Periskopi NUK MUND TË AKREDITOHET”.
Duket se raportimet e Periskopit për rezultatet negative të Prishtinës në Europa Ligë përballë ekipeve amatore nga shtete lilipute i kanë acaruar drejtuesit e këtij klubi. Por, acarimi ishte i vërejtshëm edhe pas raportimit të Periskopit mbi shpërfilljen që tifozët kryeqytetas i bënë Kombëtares së Kosovës. Periskopi në vazhdimësi kishte mbështetur hapur Kombëtaren e Kosovës dhe kishte promovuar vlerat e saj.

Por, Prishtina e cila vite më parë kishte bërë kërkesë që të garonte në ligën e Shqipërisë, nuk ka kthyer përgjigjje as në pyetjen tonë se për çfarë arsyesh nuk kishte dhënë akreditimin për portalin tonë.
Periskopi do të bëj ankesë për një rast të tillë në organet relevante nëse KF Prishtina nuk kërkon falje. Prishtina mund të jetë tashmë një klub i privatizuar, por futbolli nuk është një sport që mund të privatizohet. Për më tepër, ndeshja po zhvillohej me një ekip tjetër kosovar (Ballkanin) dhe refuzimi i akreditimit përbën shkelje serioze. /Periskopi












