Këto janë super vilat e futbollistëve, karantina me 5 yje

Të gjithë në shtëpi për të shpëtuar veten dhe të tjerët. Është detyrim për të gjithë qëndrimi në shtëpi në këtë situatë emergjence nga Koronavirusi. Por ka shtëpi dhe shtëpi. Futbollistët më të njohur në botë, me në krye dyshen Messi-Ronaldo, por e kalojnë këtë periudhë karantine në super vilat e tyre luksoze, ku nuk […]
Të gjithë në shtëpi për të shpëtuar veten dhe të tjerët. Është detyrim për të gjithë qëndrimi në shtëpi në këtë situatë emergjence nga Koronavirusi. Por ka shtëpi dhe shtëpi. Futbollistët më të njohur në botë, me në krye dyshen Messi-Ronaldo, por e kalojnë këtë periudhë karantine në super vilat e tyre luksoze, ku nuk mungojnë palestrat, kopshtet e mëdha, pishinat dhe sallat e kinemasë. Le t’u hedhim një sy disa vilave të lojtarëve dhe ish-lojtarëve të njohur.
Braziliani Neymar, sulmuesi i PSG-së, po e kalon këtë periudhë në vilën e tij 130 kilometra larg Rio De Zhanieros. Një vilë që i ka kushtuar 28 milionë euro futbollistit dhe ku kuptohet që nuk mungojnë as fushat e futbollit.
Eden Hazard, futbollisti belg i Real Madridit, ka preferuar të blejë një vilë me një kopsht shumë të madh, që ka edhe një sallë kinemaje dhe SPA. Një vilë që ka kushtuar 11 milionë euro.
Për vilën e Lionel Messit është shkruar shumë herë. Ylli i Barcelonës u ka kërkuar arkitektëve që vila e tij të jetë e ndërtuar në formën e një fushe futbolli dhe me gjithçka që i duhet argjentinasit për t’u zbavitur.
Cristiano Ronaldo ka lënë prej ditësh Torinon dhe është akomoduar në vilën e tij më pamje nga deti në Madeira, në Portugali. Palestra dhe pishina nuk kanë si të mungojnë në këtë banesë.
Sulmuesi afrikan i Arsenalit, Aubameyang, ka blerë një vilë të madhe me sallë kinemaje në brendësi. Kushton 18 milionë euro. Mbrojtësi i Barcelonës, Pique, ka një vilë luksoze prej 800 metrash katrorë.
David Beckham, ish-futbollisti i famshëm anglez i disa klubeve me emër, ka një kështjellë në Bakingam Palas, që kushton rreth 38 milionë euro. Francesko Totti, ish-fantazisti i Romës dhe Italisë ka një apartament gjigant me pishinë dhe palestër. Nuk po e kalojnë edeh aq keq karantinën futbollistët…
Cristiano Ronaldo

Gerard Pique

David Beckham

Eden Hazard

Neymar

Lionel Messi













