Ju kujtohet Guti? Mbreti i pasimeve të papritura – askush nuk mund t’i parashikonte asistimet e tij

Koronavirusi aktualisht e ka kapluar botën dhe nuk pritet të shohim futboll në një të ardhme të afërt. Kështu që, derisa potencialisht do të duhen muaj për të ristartuar sërish, ne Redaksia e Periskopit po kthehemi prapa në kohë. Kësaj radhe kemi vendosur ta studiojmë ikonën e Real Madridit, Guti Hernandez, një mesfushor i cili […]
Kështu që, derisa potencialisht do të duhen muaj për të ristartuar sërish, ne Redaksia e Periskopit po kthehemi prapa në kohë.
Kësaj radhe kemi vendosur ta studiojmë ikonën e Real Madridit, Guti Hernandez, një mesfushor i cili kishte sy për asistime të jashtëzakonshme, ndryshe nga të tjerët.
Spanjolli kaloi shumicën e karrierës te “Los Blancos”, 16 vite në skuadrën e parë për të qenë të saktë, transmeton Periskopi.

Por karriera e tij te klubi dhe Spanja mbetën nën hijen e emrave galaktikë të cilët luajtën për këto dy skuadra.
Për Real Madridin, Guti luajti në kohën e Zinedine Zidane, David Beckham dhe Luis Figo – kështu që ishte shumë e vështirë të rrëmbehej vëmendje e madhe nga ai.
Sa i përket Kombëtares, epo ai bëri vetëm 13 paraqitje për “La Roja” – me emrat si Xavi, Andres Iniesta, Xabi Alonso dhe David Villa që gjithmonë preferoheshin para tij.
Por pyetni cilindo fans të Real Madridit dhe secili do të thurë elozhe për Gutin.
Aftësia kryesore që e posedonte ai ishte që të bënte asistime që askush nuk mund t’i parashikonte.
Më poshtë, mund t’i shihni dy prej asistimeve të tij më interesante për Real Madridin. /Periskopi.com/
Guti Hernández | Certainly one not spoke about enough | Just take in these 2 assist ? pic.twitter.com/Jyi0fxX1Sv
— Adeyinka Cole (@_acole48) March 17, 2020












