Hulumtimi i Periskopit: Futbolli në krizë globale, si do ta përballojnë klubet kosovare

Hulumtimi i Periskopit: Futbolli në krizë globale, si do ta përballojnë klubet kosovare

Futbolli, në tërësi, e drejtë të themi se po përjeton një prej periudhave më të errëta në një kohë shumë të gjatë. Stadiume të mbyllura, fansa që e kanë vëmendjen te mbijetesa dhe futbollistë të izoluar e me brenga më të rëndësishme se sporti – vetëm sa për ta nënvizuar sa e thellë është kriza. […]

Stadiume të mbyllura, fansa që e kanë vëmendjen te mbijetesa dhe futbollistë të izoluar e me brenga më të rëndësishme se sporti – vetëm sa për ta nënvizuar sa e thellë është kriza.

Pandemia e koronavirusit e ka destabilizuar me rrënjë sportin më të popullarizuar në botë, duke shkaktuar dëme, magnituda e të cilave do të kuptohet me kohë.

Shenjat e para vetëm po vërehen.

Klube të njohura evropiane po përballen me kriza, të cilat vetëm sa do të thellohen nëse nuk ka përmirësim të krizës shëndetësore.

General Views of Sport Venues after events postponed due to Covid-19

Së fundmi, klubi zvicëran – Sion – ndërpreu kontratat me nëntë lojtarë pasi ata refuzuan të pranojnë shkurtime në pagë gjatë kësaj periudhe.

E nëse klube si Sioni që vijnë nga vende shumë të zhvilluara, kanë probleme të tilla, ku mbesin skuadrat kosovare?

Periskopi ka bërë një hulumtim për ta kuptuar gjendjen e klubeve të Kosovës dhe shqetësimet e tyre në lidhje me të ardhmen.

Presidentët, trajnerët por edhe lojtarët janë shumë optimistë në përmirësimin e gjendjes në të ardhmen e afërt.

“Po, patjetër që do të kryhen obligimet. Flamurtari gjithmonë ka qenë në rregull me paga dhe do të jetë te klubi jonë. Stërvitjet indivduale s’kanë ndaluar,” ka thënë drejtori i përgjithshëm i klubit kryeqytetas, Armend Ademi kur është pyetur nga Redaksia jonë nëse klubi do të vazhdojë t’i paguajë futbollistët, pavarësisht se ata nuk do të jenë aktivë fare.

Optimizëm në përmirësimin e situatës dhe gatishmëri që t’ia kryejë obligimet me rregull skuadrës së tij ka treguar edhe kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi i cili është shprehur për Redaksinë:

“Patjetër se do t’i paguajmë [rrogat]. Shpresoj të kalojë sa më shpejt kjo situatë dhe t’i kthehemi situatës normale e sportive.”

Image may contain: one or more people and indoor

Periskopi ka kontaktuar pastaj disa burime brenda klubit lider të Superligës për ta vërtetuar saktësinë e informacionit dhe ka marrë vesh se obligimet janë kryer me rregull, madje jo më larg se ditën e djeshme kishte dalë paga e fundit.

“Ne do të veprojmë ashtu si është më së miri, pa e dëmtuar askënd. I kemi përfunduar pagat e janarit dhe shkurtit, për këtë muaj kemi ende kohë,” u shpreh presidenti i Lirisë, Qemail Krasniqi kur i është parashtruar pyetja e njejtë.

Redaksia ka insistuar ta kuptojë se cila do të jetë zgjidhja nëse situata nuk përmirësohet dhe futbolli vazhdon të jetë i pezulluar, dhe ka marrë këtë përgjigje nga Krasniqi:

“Në qoftëse vazhdon kjo situatë, do të veprojmë ashtu si veprojnë të tjerët por edhe në harmoni me lojtarët.

“Por unë kam bindje se lojtarët nuk do të dëmtohen.”

Më në fund një shenjë e lehtë e një realiteti hipotetik se jo gjithmonë do të jetë kopësht me lule dhe jo gjithmonë kryesitë e klubeve do ta kenë disponimin e njejtë për t’i kryer obligimet e tyre, përderisa nuk ka aktivitete sportive.

Sigurisht kjo është shumë e kuptueshme, pasi në thelb futbolli pak dallon nga bizneset e tjera kur bëhet fjalë për financat, sidomos për klube si Liria që garojnë në rangje më të ulëta se Superliga.

E titulli për “presidentin/en” e ditës shkon në Drenicës, te Mihane Kodra Bekteshin, e cila përveç që i ka kryer obligimet me kohë, ka shpërndarë edhe miell dhe artikuj ushqimorë për punonjësit e klubit.

“Klubi me siguri se do t’i kryejë obligimet financiare(pavarësisht pezullimit të aktiviteteve). Pasi i kemi kry stërvitjet, kryetarja (Mihane Kodra Bekteshi) i ka përfunduar obligimet e muajit të kaluar,” ka thënë Gani Sejdiu, trajner i Drenicës.

Image may contain: 1 person, screen and indoor

“Madje ajo ka bërë një gjest human duke shpërndarë miell dhe artikuj ushqimorë për gjithë punonjësit e klubit dhe kjo tregon përkushtimin e madh të kryesisë.”

Me teorinë se pagat janë obligative dhe duhet të kryhen me kohë, pa marrë parasysh rrethanat pajtohet edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka shpjeguar gjendjen financiare të klubit për Periskopin duke thënë:

“Pa marrë parasysh situatën tonë, ne shumë shpejt do t’i kryejmë obligimet e pagave pasi futbollistët kanë familje dhe jetojnë nga futbolli.

“Në bashkëpunim me kryetarin, i cili nuk mundet me ardhë në Kosovë për shkak të koronavirusit, do ta gjejmë zgjidhjen dhe shumë shpejt kryesia do të vendos t’i shpërndajë pagat.”

Batatina gjithashtu pati edhe një porosi për Federatën e Futbollit të Kosovës që t’i ndajë mjetet e edicionit të kaluar për klubet, në mënyrë që t’iu mundësohet sa më lehtë tejkalimi i krizës.

Image result for federata e futbollit te kosoves

“Federata duhet ta marrë seriozisht situatën dhe t’i shpërndajë mjetet që na takojnë nga edicioni i kaluar dhe t’i ndihmojë donatorët, sepse kjo gjendje edhe donatorët i ka dëmtuar më së shumti pasi nga klubi nuk përfitojnë por vetëm japin mjete dhe këtë duhet ta kenë parasysh edhe Komunat lokale dhe Qeveria e Kosovës.”

Pas këtyre komenteve, Periskopi është munduar të marrë qëndrimin e FFK-së në lidhje me këtë çështje, por nuk mori asnjë përgjigje prapa.

Shqetësime në lidhje me situatën e krijuar dhe krizën financiare ka shprehur edhe presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka i cili është treguar shumë i sinqertë në përgjigjen e tij për Redaksinë tonë.

“Jo, ne lojtarëve tonë nuk iu kemi borgj, perveç 20-30% te pagës së fundit,” ka thënë Zeka fillimisht.

“Qysh në ditën e sotit kemi bërë përpjekje maksimale qe t’iu sigurojmë nje avans për shkak gjendjes që është aktualisht te ne, por shpresojmë ishalla nuk do te zgjasë më shumë.

“Në të ardhmen me siguri do kemi probleme, sepse të gjithë donatorët që i ndimojnë klubit tonë kanë probleme me bizneset e tyre.

“I lutemi Zotit që ta kalojmë këtë virus sa më shpejt dhe te kthehet gjendja normale dhe i lutemi Zotit për popoullin tonë dhe për të gjithë botën që të shpëtojmë të gjithë sa më lehtë dhe sa më shpejt.”

Një zgjidhje tejet interesante rreth çështjes së financave të klubeve në këtë kohë e ofroi opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj, i cili ka sugjeruar që pagat të shpërndahen pjesë-pjesë në mënyrë që të mbrohen edhe klubet por të mos mbeten keq as futbollistët.

“Kryesitë e klubeve dhe lojtarët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët në këtë tollovi situatë nëse hasin në telashe financiare e që është shumë e kuptueshme,” është shprehur ai për gazetën.

“Sidomos lojtarët duhet të kenë mirëkuptim pasi që as ata që paguajnë, pra kryetarët e klubeve, nuk e kanë të lehtë kur dihet që ka rroga goxha të mëdha në Superligë, por besa edhe në Ligën e Parë, personalisht mendoj që zgjidhja më e mirë do të kishte qenë që pagesat shkaku i kësaj katrahure të kryhen pjesë-pjesë.”

Edhe analisti dhe njohësi i futbollit, Arsim Prepolli, pajtohet se situata nuk është aspak e favorshme as për kryesitë, as për futbollistët.

Periskopi, sigurisht, e kontaktoi atë për ta shpalosur qëndrimin e tij në lidhje me situatën e krijuar.

“Të them të drejtën, në qoftëse lojtarët ushtrojnë individual dhe nuk i nderprejnë ushtrimet, duhet të bisedohet dhe te merret një vendim sepse ka lojtarë që jeton vetëm prej futbollit,” ka thënë Prepolli.

“Ai duhet të ketë të ardhura dhe duhet të ushqehet në mënyrë profesionale, por është edhe ana tjetër se në qoftëse nuk punohet edhe sponsoret e kanë të vështirë të japin të holla sepse nuk kanë qarkullim, por ne lutemi që sa më shpejt të kalojë ky virus dhe t’i kthehemi normalitetit, atëherë gjithçka do shkojë siç është më së miri.”

E vështirë të mos pajtohemi edhe me Prepollin.

Në fakt, një futbollist profesional nuk ka asnjë punë tjetër dhe jeta e tij do të vështirësohej dukshëm në rast të një bllokade financiare.

Madje sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha dha një koment tejet interesant rreth kësaj çështje.

Image may contain: 6 people, outdoor

“Bash në këtë kohë izolimi duhet me na jep hala më shumë (të holla),” tha ai me shaka.

“Po, klubi jonë do t’i kryejë të gjitha pagesat, pa marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi. Kjo madje as që diskutohet.”

Nga ajo që kemi kuptuar ne si Redaksi pas tërë këtyre bashkëbisedimeve me akterë të rëndësishëm të futbollit kosovarë, është se ekziston një disponim dhe vullnet shumë pozitiv për kryerjen e obligimeve financiare ndaj punonjësve të klubit, por nga tërë përgjigjet e marra, u vërejt se kjo ndërlidhet ngusht me kohëzagjatjen e krizës, derisa shumica ishin optimistë se kjo periudhë e izolimit do të jetë e shkurtër.

Por çka nëse nuk është ashtu? Kujtojmë se virologu i njohur nga Hamburgu, Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti Berhard-Nocht së fundmi përjashtoi mundësinë që futbolli të rikthehet këtë vit, duke e përcaktuar 2021-tën si vitin kur do të kemi mundësi të shikojmë prapë sportin më të popullarizuar në botë.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, Periskopi përsëri do të kontaktojë me akterët e lartpërmendur për të parë nëse ka ndryshime qëndrimesh dhe vullneti për t’iu qëndruar pas fjalëve.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova