Haxhiu: Krejt kjo është lojë e Kurtit dhe Vjosa Osmanit me dobësu dhe përça LDK

Haxhiu: Krejt kjo është lojë e Kurtit dhe Vjosa Osmanit me dobësu dhe përça LDK

Baton Haxhiu, i lidhur online me emisionin “Opinion” te TV Klan, i ka komentuar veprimet e Kurtit, me shkarkimin e Ministrit të Brendshëm. Haxhiu e ka vlerësuar si “sjellje fëminore” aktin e Kurtit qe në një moment kur vendi ndodhet në karantinë për shkak të Coronavirus’it, me marr këso vendime. Fevziu: Çfarë po ndodh me […]

Fevziu: Çfarë po ndodh me qeverinë e Kosovës?
Haxhiu: Është një turp i asaj që ka ndodh ditën e djeshme, një sjellje fëminore e Kryeministrit dhe e kësaj qeverie, në një moment kur njerëzit kanë halle me karantinën e tyre dhe nuk ka gati qytet që nuk është përfshirë me 2 apo tre raste koronavirus.

Fevziu: Përse e shkarkoi Kryeministri, Ministrin e Brendshëm?

Haxhiu: Nëse i iki definimeve çfarë është kryeministri po e shpegoj, një frikacak që nuk guxon të marr vendime qeveritare për qytetarët. Arsyeja është një farë lloj bashkmi mes zotit Kurti dhe zonjës Vjosa Osmani, që ka filluar herët gjatë fushatës. Një binom që ka pas dy qëllime: rikthimin e Albin Kurtit dhe fitoren e tij, jo vetëm me votat e qytetarëve dhe nëse jo poshtnimin, ndrydhjen e LDK dhe krijimin e pabarazisë. Agim Veliu është kandidat kryesor për drejtimin e LDK-së, ndërsa Albin Kurti kërkon t’ja transferojë Vjosa Osmanit, partneres së tij dhe duke e futur LDK në një beteje të brendshme, për t’ja lehetësuar vetes qeverisjen.

Fevziu: Është fjala për gjendjen e jashtëzkonshme….

Haxhiu: Për këtë fjali u shkarkua një ministër i brendshëm duke e quajtur tradhtar, tradhti ndaj policisë dhe ndaj qeverisë. Në kësi situate Albun Kurti e gjen armikun.

Fevziu: Sot në gjendje të jashtëazkonshme janë SHBA,  Franca, Italia, Spanja , çfarë problemi do kishte të ishte dhe Kosova?

Haxhiu: “The Economist” e ka patur faqen e parë closed dhe një Kryeministër për një fjali e shkarkon një ministër. Të jesh i papërgjegjshëm, mos të kesh ndërgjegje për njerëzit të cilët janë në karantinë. Ky Kryeministër është i përpërgjegjshëm se ka krijuar një luftë politike në kohë pandemike.

Fevziu: Mos ka qenë një provokim nga LDK? Çfarë do të ndodhë sot e tutje?

Haxhiu: Është një luftë për pushtet në kohë krize. Ja ça do ndodhi: Nesër bëhet mocioni i mosbesimit të kësaj qeverie. Ata kanë 43-44 vota për mocionin e mosbesimit. Deri në 85 vota do jenë pro varësisht kush ka guximin të dalë nga shtëpia e të shkojë në parlament, sepse me siguri kjo situatë do i shtyjë një pjesë të njerëzve të mos vijnë në parlament.

Fevziu: Albin Kurti e  humb kreun e qeverisë?

Haxhiu: Po dhe pastaj topi shkon tek kushtetuta dhe kushtetuta thotë o duhet të zgjidhet Kryeministri i ri ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Për shkak se situata është e tillë nuk besoj që e fundit mund të jetë qeveria e unitetit kombëtar minus Vetvendosja.

Fevziu: Hamendje apo informacion?

Haxhiu: Logjika politike kështu thotë pasi Vetvendosja e shkatërroi qeverisjen në një moment delikat për Kosovën./Opinion.al

Të ngjashme
“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro