Gjëra që ta ngrohin zemrën: Ylli i Premier Leagues hap apartamentet personale për mjekët dhe infermierët

Mjekët dhe infermierët janë fronti i parë në luftën e tmerrshme kundër koronavirusit, pandemi e cila nuk po duket se e ka ndërmend ta ndalë hovin. Në kohën kur infrastruktura është gjëja më e nevojshme për punonjësit shëndetësore, fytyra publike nga bota e futbollit dhe jo vetëm po solidarizohen, transmeton Periskopi. I fundit që i […]
Në kohën kur infrastruktura është gjëja më e nevojshme për punonjësit shëndetësore, fytyra publike nga bota e futbollit dhe jo vetëm po solidarizohen, transmeton Periskopi.
I fundit që i është bashkuar valës së bamirësisë është edhe ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Sulmuesi anglez, i cili është bashkëpronar i një kompanie të patundshmërisë, ka ofruar akomodim falas për njerëzit që po e luftojnë virusin.
Ai i ka hapur dyert e apartamenteve të tij për mjekët dhe infermierët e ndryshëm, me vetë lojtarin që e ka bërë publike në rrjetet sociale këtë lëvizje. /Periskopi.com/












