Gashi: Kurti bëri dy gabime, me shkarkimin e Veliut e vulosi prishjen e koalicionit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në info Magazine tha se Albin Kurti bëri dy gabime të pafalshme. Sipas tij, heqja e pjesshme e tarifës dhe më pas shkarkimi i Veliut ishin dy veprimet e Kurtit që i dhanë vulën e prishjes së koalicionit. ‘’Kurti në mënyrë të njëanshme mori vendime pa u […]
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në info Magazine tha se Albin Kurti bëri dy gabime të pafalshme.
Sipas tij, heqja e pjesshme e tarifës dhe më pas shkarkimi i Veliut ishin dy veprimet e Kurtit që i dhanë vulën e prishjes së koalicionit.
‘’Kurti në mënyrë të njëanshme mori vendime pa u konsultuar me LDK-në. Që do të ketë heqje të tarifës, ishte në kundërshtim me marrëveshjen. Veprimi i para disa ditëve që e shkarkoi njërin nga ministrat e LDK nga qeveria ishte goditja përfundimtare nga zotëri Kurti.
Largoje tarifën deri në fund të javës përndryshe do të dalim nga qeveria. Çka ndodhi pas lutjes që Mustafa ia bërit Kurtit. Kurti pastaj mori vendimin e njëanshëm ta shkarkojë Veliun’’, përfundon Gashi./Periskopi/












