FFK viziton LRF të Mitorivcës, ka njoftim të rëndësishëm për ta

FFK viziton LRF të Mitorivcës, ka njoftim të rëndësishëm për ta

Në rast të pezullimit të kampionatit për shkak të koronavirusit, kryetari i FFK-së, gjatë ditës së sotme ka vizituar Lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë. “Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë, me rastin e pezullimit të kampionatit për shkak të koronavirusit Covid-19. Me këtë rast presidenti […]

Në rast të pezullimit të kampionatit për shkak të koronavirusit, kryetari i FFK-së, gjatë ditës së sotme ka vizituar Lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë.

“Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë, me rastin e pezullimit të kampionatit për shkak të koronavirusit Covid-19. Me këtë rast presidenti Ademi nga kryetari i LRF të Mitrovicës, Adem Çollakaj u njoftua për gjendjen shëndetësore të futbollistëve dhe punëtorëve sportivë në këtë regjion.

Në anën tjetër presidenti Ademi së bashku me përfaqësuesin e këtij regjioni në KE të FFK-së, Xhelal Broja njoftuan për vendimin e KE-së për t’i ndihmuar klubet në këtë gjendje emergjente, si dhe dhanë detajet e vendimeve të UEFA-s për kampionatet kombëtare. Njëherësh presidenti Ademi u bëri me dije kryetarit dhe anëtarëve të LRF të Mitrovicës se Federata është e gatshme ta ndihmojë komunitetin e futbollit në këtë regjion në të gjitha nevojat që kanë në këtë kohë të vështirë si pasojë e pandemisë.

Presidenti Ademi dhe anëtari i KE-s, Broja uruan që të gjithë futbollistët dhe punëtorët sportivë ta kalojnë këtë situatë pa u prekur nga ky virus. Presidenti Ademi shprehu bindjen e tij se shumë shpejt do të kalojë edhe koha e këtyre viruseve dhe ato do të jenë sa më larg futbollistëve dhe futbollit, duke ritheksuar edhe një herë se pa frikë e pa panik, por me kujdes dhe durim do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova