​Eksperti turk: Koronavirusi nuk i kalon foshnjës gjatë shtatzënisë

​Eksperti turk: Koronavirusi nuk i kalon foshnjës gjatë shtatzënisë

Eksperti turk, Ahmet Zeki Isık tha që nuk ka ndonjë ndryshim midis grave shtatzëna dhe njerëzve të tjerë kur bëhet fjalë për rrezikun e infeksionit, si dhe sëmundjen që shkaktohet nga virusi. Kryetari i Shoqatës të Shëndetit Riprodhues dhe Infertilitetit në Turqi (TSRM), Ahmet Zeki Işık, tha se koronavirusi nuk dëmton foshnjat në bark, veçanërisht […]

Eksperti turk, Ahmet Zeki Isık tha që nuk ka ndonjë ndryshim midis grave shtatzëna dhe njerëzve të tjerë kur bëhet fjalë për rrezikun e infeksionit, si dhe sëmundjen që shkaktohet nga virusi.

Kryetari i Shoqatës të Shëndetit Riprodhues dhe Infertilitetit në Turqi (TSRM), Ahmet Zeki Işık, tha se koronavirusi nuk dëmton foshnjat në bark, veçanërisht as në fazat e vona të shtatzënisë.

Işık theksoi se diskutimet për ndikimin e virusit tek gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre janë duke vazhduar në mes të pandemisë globale të koronavirusit.

“Deri më tani kemi pasur nëntë raste të konfirmuara të grave shtatzëna të infektuara. Të gjithë kanë pasur lindje të suksesshme. Një paciente pësoi pneumoni të rëndë dhe është dërguar në Repartin e Kujdesit Intensiv. Ajo gjithashtu lindi një fëmijë të shëndetshëm dhe për momentin gjendja e saj është e qëndrueshme”, tha Işık.

Işık tha që nuk ka ndonjë ndryshim midis grave shtatzëna dhe njerëzve të tjerë kur bëhet fjalë për rrezikun e infeksionit, si dhe sëmundjen që shkaktohet nga virusi.

“Informacionet që kemi në dispozicion tregojnë se virusi nuk kalon nga nëna tek fëmija në bark. Prandaj, gratë shtatzëna nuk duhet të shqetësohen për foshnjat. Duhet thënë se kjo vlen kryesisht për gratë shtatzëna në javët e vona të shtatzënisë. Kemi shumë pak informacion për rastet e shtatzënisë së hershme. Rekomandimi ynë është që të gjithë duhet të jenë sa më të kujdesshëm”, tha Işık.

Duke theksuar se shtatzënia nuk ndryshon asgjë sa i përket përhapjes së infeksionit dhe sëmundjes me koronavirus, Işık tha se kjo është një sëmundje që është e rrezikshme për të gjitha kategoritë e njerëzve, veçanërisht të moshuarit dhe pacientët me kancer.

“Nuk duhet të përzihen grupe të ndryshme me koronavirusin s epse disa gripe sezonal mund të shkaktojnë probleme të mëdha gjatë shtatzënisë. Virusi Zika shkakton anomali tek foshnjat, por kjo nuk është rasti me koronavirusin”, tha Işık.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve