E gjithë Evropa dëgjoi sot himnin e Liverpoolit, kjo është arsyeja

Të gjitha radiostacionet në Europë ditën e sotme në orën 08:45, me iniciativë të Unionit Evropian të Transmetimeve, kanë lëshuar në të njëjtën kohë këngën legjendare ‘Youll Never Walk Alone’, si një mesazh inkurajimi për botën e prekur nga pandemia e koronavirusit. Do të ishte vështirë të zgjedhësh një këngë më të përshtatshme, që prej […]
Të gjitha radiostacionet në Europë ditën e sotme në orën 08:45, me iniciativë të Unionit Evropian të Transmetimeve, kanë lëshuar në të njëjtën kohë këngën legjendare ‘Youll Never Walk Alone’, si një mesazh inkurajimi për botën e prekur nga pandemia e koronavirusit.
Do të ishte vështirë të zgjedhësh një këngë më të përshtatshme, që prej 75 vitesh, njihet si kënga e Liverpoolit.
“Kjo këngë mund të jetë një mesazh për gjithë industrinë e kujdesit shëndetësor që po bëjnë një punë të mahnitshme, si dhe të sëmurët dhe ata që nuk mund të largohen nga shtëpitë për një kohë”, ka shpjeguar prezantuesi Sander Hoogendoorn
Kujtojmë që bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë shumë jetë njerzish.
Vendi më i prekur deri më tani është Italia.
20 heures..You will never walk alone..merci aux soignants..and stay at home…#rtbfsport @f1 #coronavirus #MerciAuxSoignants pic.twitter.com/Kt2m6CpAxg
— VIGNERON GAETAN (@VIGNERONGAETAN) March 19, 2020












