Dybala më në fund flet rreth koronavirusit – e ka apo nuk e ka?

Paulo Dybala ka mohuar raportet se ai e ka koronavirusin dhe ka këshilluar të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë. Sulmuesi i Juventusit ka qenë në vetëizolim që nga java e kaluar, gjë që ka nxitur mediet nga Amerika e Jugut të ngrisin dyshime se ai është infektuar, gjë të cilën ai e […]
Sulmuesi i Juventusit ka qenë në vetëizolim që nga java e kaluar, gjë që ka nxitur mediet nga Amerika e Jugut të ngrisin dyshime se ai është infektuar, gjë të cilën ai e ka refuzuar, transmeton Periskopi.
“Ne jemi një skuadër e madhe, nuk ka tifozëllëk për atë ose këtë. Këshilla e vetme që dua t’ua jap të gjithëve është të qëndrojmë në shtëpi, njejtë si unë,” u shpreh argjentinasi.
“Një spekulim i rremë po thotë se unë kam virusin. Nuk është e vërtetë, por i jam bindur periudhës së vetëizolimit si gjithë të tjerët.”












