Çfarë nuk dimë mbi efektin e koronavirusit tek femijët?

Çfarë nuk dimë mbi efektin e koronavirusit tek femijët?

Me shtimin e numrit të të prekurve nga Covid-19, prindërit po përpiqen të mbrojnë fëmijët. Në përgjithësi, simptomat kanë qenë më të lehta te fëmijët dhe ky është një qetësim për shumë prindër. Sidoqoftë, ka ende të panjohura për virusin, ndaj edhe kërkimet vazhdojnë ende. Ja çfarë dimë deri tani. A mund të preken fëmijët nga koronavirusi? Po. Mund të preken dhe janë […]

Me shtimin e numrit të të prekurve nga Covid-19, prindërit po përpiqen të mbrojnë fëmijët. Në përgjithësi, simptomat kanë qenë më të lehta te fëmijët dhe ky është një qetësim për shumë prindër.

Sidoqoftë, ka ende të panjohura për virusin, ndaj edhe kërkimet vazhdojnë ende. Ja çfarë dimë deri tani.

A mund të preken fëmijët nga koronavirusi?

Po. Mund të preken dhe janë edhe në gjendje ta transmetojnë virusin, edhe nëse nuk kanë simptoma. Kjo është një asye e rëndësishme pse fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi me prindërit dhe të ndjekin këshillat higjieno-sanitare.

Si ndikon koronavirusi te fëmijët?

Në përgjitësi, simptomat janë më të lehta te fëmijët. Ndikimet specifike variojnë në varësi të moshës si edhe problemeve të tjera shëndetësore.

Pjesa më e madhe e studimeve të bëra deri tani i referohen atyre të bëra për rastin e Kinës. Vetëm 2.4% e të gjitha rasteve në Kinë qenë nën 19 vjeç. Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi si një numër shumë të vogël. Sidoqoftë, po bëhen ende hulumtime.

Pse fëmijët janë më pak të prekur?

Nuk dihet ende. Dr. Jay C Butler, zëvendësdrejtor i sëmundjeve infektive në Qendrën e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SH.B.A, tha se ‘Fenomeni është vërtet domethënës”, por është i panjohur.

Personat mbi moshën 60 vjeç janë më të prekur nga sëmundjet. Simptomat janë më të rënda nëse pacienti vuan nga presioni i lartë i gjakut, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe probleme kronike me frymëmarrjen, sipas OBSH-së.

Fëmija im ka probleme kronike, a duhet të shqetësohem?

Problemet e frymëmarrjes si astma mund të shkaktojnë simptoma më të rëndë gjatë sëmundjeve virale, si gripi për shembull. Por nuk ka ende prova që koronavirusi mund të prekë fëmijët me astmë. Po kështu nuk ka prova që Covid-19 do të ndikojë negativisht te fëmijët që vuajnë me diabet. Megjithatë duhet të qëndroni vigjilentë

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve