Blerësit e biletave në pritje të LO “Tokio 2020”

Blerësit e biletave për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” po presin me padurim fjalën nëse lojërat do të vazhdojnë sipas orarit të planifikuar, pasi raportimet se paratë nuk do të rimbursohen në rast të pezullimit të kësaj ngjarjeje kanë nxitur frikë të madhe tek ata. Biletat janë tërhequr në Japoni, me mbi tre milionë sosh të […]

Kërkesat e mëdha për shitje të mëvonshme gjithashtu lanë shumë tifozë të zhgënjyer për shkak se nuk arritën të pajisen me bileta për LO “Tokio 2020”. Kështu që personat që i kanë blerë po shpresojnë që kjo ngjarje të mbahet ashtu siç ka qenë e programuar. Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë insistuar vazhdimisht se ato do të mbahen sipas orarit të paraparë: 24 korrik – 9 gusht, pavarësisht se të gjitha aktivitetet sportive tashmë janë pezulluar shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Të mërkurën, mediumet japoneze kanë raportuar se biletat nuk do të rimbursohen në rast se lojërat olimpike të këtij viti pezullohen për shkak të këtij virusi. Madje, organizatorët nuk do të mbajnë përgjegjësi për pezullimin e kësaj ngjarjeje që është pritur me padurim në të gjithë botën, veçanërisht në Japoni.

Pas këtyre raportimeve kanë nisur edhe reagimet e para në rrjetet sociale nëpër Japoni, ku ata që kanë blerë biletat kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova