Ajaxi në alarm: Izolohet trajneri pasi pati kontakt me të infektuarin nga koronavirusin

Asistent-trajneri i Ajaxit – dhe ish-mesfushori i Juventusit – Christian Poulsen është vënë në izolim pasi pati kontakt me të infektuarin nga koronavirusi. Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, Poulsen dhe pjestarë të tjerë të stafit të Ajaxit kanë marrë urdhëra që të qëndrojnë në shtëpi deri më 13 mars, si mas parandaluese, transmeton Periskopi. Kjo […]
Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, Poulsen dhe pjestarë të tjerë të stafit të Ajaxit kanë marrë urdhëra që të qëndrojnë në shtëpi deri më 13 mars, si mas parandaluese, transmeton Periskopi.
Kjo për shkak se danezi Poulsen mori pjesë në një darkë ditëlindjeje të premten e kaluar, ku njëri prej të ftuarve të tjerë ka dalë pozitiv me koronavirus.
Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag do të duhet t’ia dalë pa asistentin Pulsen, trajnerin e fitnesit Alessandro Schoenmaker dhe një fizioterapeut.
Zëdhënësi i klubit insistoi se ata nuk kishin simptoma të gripit, por u është thënë që të izolohen dhe vazhdimisht ta kontrollojnë temperaturën. /Periskopi.com/












