Zyrtari i VV-së e nis luftën ndaj parregullsive me Viva Freshin në Veternik

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit, Eman Rrahmani ka publikuar një fotografi në Facebook vetëm një ditë pasi partia e tij ia doli të formonte qeverinë e re. Në fotografinë e shfaqur duket objekti i Viva Fresh Store në Lagjen Veternik të Prishtinës që derdh tym të zi, shkruan Periskopi. Prishtina […]
Në fotografinë e shfaqur duket objekti i Viva Fresh Store në Lagjen Veternik të Prishtinës që derdh tym të zi, shkruan Periskopi.
Prishtina ndërkohë në këtë mëngjes është përballur me reshje të lehta bore, e të cilat duket se e kanë pastruar ajrin. Aktualisht, ajri në kryeqytet sipas matësve nga Konsullata Amerikane në Prishtinë është i cilësisë së mirë [50].

Por, z.Rrahmani është përballur me një aktivist/mbështetës tjetër të Vetëvendosjes i cili e porosit që duhet të punojnë pasi që tashmë e kanë pushtetin në dorë.

Nuk dihet nëse kompania në fjalë po bënte ndonjë shkelje me rastin në fjalë. Mijëra familje e biznese private në Prishtinë përdorin lëndë djegëse që lëshojnë gazra toksike. /Periskopi












