Zëdhënësi i Grenellit për Periskopin: Nuk varet nga ShBA-të se a bëhet marrëveshja Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Grenellit për Periskopin: Nuk varet nga ShBA-të se a bëhet marrëveshja Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia kanë pezulluar bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të të dyja vendeve. Dialogu Prishtinë-Beograd ka ngecur si pasojë e fushatës agresive të Serbisë kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ku si kundërpërgjigje Kosova në nëntor të vitit 2018 vendosi taksë prej 100 përqind ndaj  produkteve që vijnë nga Serbia […]

Kosova dhe Serbia kanë pezulluar bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të të dyja vendeve.

Dialogu Prishtinë-Beograd ka ngecur si pasojë e fushatës agresive të Serbisë kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ku si kundërpërgjigje Kosova në nëntor të vitit 2018 vendosi taksë prej 100 përqind ndaj  produkteve që vijnë nga Serbia dhe nga Bosnjë Hercegovina.

Përveç ndërmjetësimit të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian rreth dialogut Prishtinë=Beograd, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktivizuar së fundmi në këtë proces, të cilit po i prin ambasadori i SHBA-së në Berlin Richard Grenell, që njëheresh është edhe emisar i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Richard Grenell së fundmi ka marrë edhe një detyrë të re nga Trump, atë të drejtorit në detyrë i Inteligjencës Kombëtare.

ShBA-ja përmes të dërguarit të saj Grenell I ka bërë thirrje  në vazhdimësi palës kosovare që të heqë taksën ndaj produkteve serbe, ndërsa ka kërkuar edhe nga Serbia që të ndalë fushatën për çnjohjet në mënyrë që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve.

Dinamizmi i Richard Grenell ka rezultuar me tri marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atë për linjën ajrore, hekurudhave dhe autostradat.

Për finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë këtë vit ka apeluar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili e sheh si një çështje me shumë urgjencë. Thaçi ka deklaruar se në rast se marrëveshja nuk arrihet këtë vit, të dyja vendet mund të humbin kohë me dekada, dhe se ‘do të qajnë para dyerve të Brukselit por se askush nuk do të shqetësohet për këtë’.

Për dallim nga Presidenti, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e merr me shumë nxitimin dialogun me Serbinë, duke thënë se në prioritetet e Qeverisë së tij janë luftimi I korrupsionit e zhvillimi ekonomik, por jo edhe dialogu me Beogradin.

Kurti ka thënë se do ta heqë taksën ndaj Serbisë, por se do të vendosë reciprocitet para heqjes së saj.

Ndërkohë Periskopi ka pyetur zyrën e Richard Grenell në Berlin, se sa janë gjasat për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, duke iu referuar dinamikës Grenell ndaj këtij procesi.

Në një përgjigje për Periskopin, zëdhënësi i Richard Grenerll,  ka thënë se kjo do të varet nga përfaqësuesit e të dyja vendeve, atyre të Kosovës dhe Serbisë.

“Suksesi i  bisedimeve varet nga përfaqësuesit nga Kosova dhe Serbia”, i ka thënë Periskopit,  zyrtari për media i  të Dërguarit Special për  dialogun Serbi – Kosovë në ambasadën amerikane në Berlin, Dick Custin.

Kujtojmë se angazhimin e Shtëpisë së Bardhë për arritjen e marrëveshjes për normalizim, e ka shprehur hapur edhe presidenti i ShBA-së Donald Trump. Ai në dhjetori të vitit 2018, u kishte dërguar letra Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq për arritjen e  marrëveshjes paqësore. Madje Trump kishte shprehur dëshirën që të dy të shkonin në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit