Vokrri na bëri të mëdhenj, Ademi na fut në krizë: Klubet kryesore në Kosovë padisin FFK-në

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës [FFK] kaloi me tensione të mëdha pas përplasjeve të vazhdueshme mes një grupi delegatësh dhe kryesisë së federatës. Grupi i delegatëve të pakënaqur tashmë e ka paditur Federatën e Futbollit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë siç treguan mbrëmë z.Tahir Batatina i KF Llapit dhe z.Ramiz […]
Grupi i delegatëve të pakënaqur tashmë e ka paditur Federatën e Futbollit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë siç treguan mbrëmë z.Tahir Batatina i KF Llapit dhe z.Ramiz Shala nga KF Drenica.
Në padinë e siguruar nga Sporti në KTV, kërkohet anulimi i Kuvendit Zgjedhor të mbajtur me 27 janar, ku u zgjodhën anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Në mesin e grupit të paditësve përveç dy klubeve të përmendura më lart, janë edhe të tjera klube si Trepça ’89 e Prishtina.
Përveç padisë në Themelore, grupi i të pakënaqurve i është drejtuar edhe Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, ku theksohet se ka pasur shkelje esenciale në Kuvendin zgjedhor.
Padita dhe tri shkresat e tjera janë dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrisë e Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ky grup ishte i pranishëm në Kuvend dhe pati ankesa të mëdha, duke kërkuar ndryshim të statutit, ndërkaq në momentin e votimit e lëshoi sallën.
E gjitha kishte ndodhur në sy të përfaqësuesve të UEFA-s dhe FIFA-s.












