Vladimir Putin: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje Kosovë – Serbi

Vladimir Putin: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje Kosovë – Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka takuar ambasadorin e Serbisë në Moskë, Miroslav Lazanski, me të cilin ka folur edhe rreth çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd dhe asaj së çfarë marrëveshje duhet të arrijnë dy palët. Putin ka thënë se Rusia po punon për të mbajtur Ballkanin stabil dhe se Moska është duke bërë përpjekje […]

Putin ka thënë se Rusia po punon për të mbajtur Ballkanin stabil dhe se Moska është duke bërë përpjekje që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e pranueshme për dy palët.

“Rusia është duke punuar shumë për ta mbajtur Ballkanin stabil dhe të sigurt. Jemi të përkushtuar që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme rreth problemit të Kosovës nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Putin në takim me Lazanskin, shkruan RTS.

Rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi ditë më parë ka folur edhe ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, i cili ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në dialogun me Kosovën nëse një gjë të tillë ia kërkon Serbia.

Dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018, pas vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt për të vendosur taksë 100 ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje Hercegovina.

Që nga ajo kohë, nga SHBA’të dhe BE’ja ka pasur përpjekje të shumta për zhbllokimin e situatës, megjithatë Haradinaj e kishte mbajtur vendimin për taksën deri në dorëheqje.

Fuqitë perëndimore e shihnin si jetike zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, pasi sipas tyre gjendjen e status-quos në çdo kohë mund ta shfrytëzojë Rusia e cila nuk është e interesuar për një Ballkan stabil.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit