Vjosa Osmani kërkon që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i kërkoi sot imzot Jean Marie – Speich, delegat apostolik për Kosovë, që t’ia përcjellë papatit mesazhin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve të saj që ta konsiderojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë. “Njohja e pavarësisë së vendit tonë jo vetëm do t’i […]

“Njohja e pavarësisë së vendit tonë jo vetëm do t’i ngritte në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona edhe ashtu të shkëlqyera, por do të ishte edhe njohje e sakrificës së popullit të Kosovës për liri”, ka thënë Osmani.

Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Republikës që ta vazhdojnë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë.

Në anën tjetër, Jean Marie – Speich, shprehu kënaqësinë e tij për zgjedhjen e znj. Osmani në krye të Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi përkushtimin e tij dhe të Selisë së Shenjtë për ta thelluar edhe më tutje bashkëpunimin me popullin e Kosovës dhe me institucionet e vendit.

Raportet e mira me Kosovën tregojnë kujdesin që papa dhe Selia e Shenjtë kanë treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës, ka thënë ai.

Sipas tij, pavarësisht faktit se mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë ende nuk janë vendosur raporte formale diplomatike, ekziston një gatishmëri e madhe që bashkëpunimi të zhvillohet në më shumë fusha, veçanërisht në edukimin e mirëfilltë të rinisë së Kosovës.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit