Ultimatumi i ShBA-ve: Çka po ndodhë me çështjen Kurti-LDK-Grenell?

Ultimatumi i ShBA-ve: Çka po ndodhë me çështjen Kurti-LDK-Grenell?

Ka mbetur edhe një ditë afat që Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurti të heqë taksën ndaj mallrave serbe, në të kundërtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës. Kështu i kishte thënë Gazetës Express një burim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën. Sipas këtyre burimeve, shefi në […]

Ka mbetur edhe një ditë afat që Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurti të heqë taksën ndaj mallrave serbe, në të kundërtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.

Kështu i kishte thënë Gazetës Express një burim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën.

Sipas këtyre burimeve, shefi në detyrë i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane, ambasadori Richard Grenell që është edhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.

I njëjti burim ka theksuar se në rast se Qeveria e Kosovës mbahet përgjegjëse nga Administrata Trump për pengesa në dialogun me Serbinë, kjo administratë parasheh politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku kemi bashkëpunuar deri më tash.

“Të premten, Richard Grenell e shqyrton çështjen e tarifave se a janë hequr apo jo. Ose, nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të merr një hap të largimit të Shteteve të Bashkuara nga kjo çështje – duke e konsideruar kështu Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, Periskopi e ka kontaktuar zyrën e ambasadorit Richard Grenell në Berlin. Zëdhënësi i tij, Dick Custin, nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë, duke thënë vetëm se ambasadori Grenell nuk është i qasshëm për ndonjë intervistë.

“Fatkeqësisht nuk kam për të thënë ndonjë gjë lidhur me këtë. Ambasadori Richard Grenell nuk është në dispozicion për të dhënë ndonjë intervistë në këtë kohë”, i ka thënë Periskopit zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin.

Kryeministri i ri, Albin Kurti, ka thënë se tarifën ndaj mallrave serbe, Qeveria e re do ta zëvendësojë me reciprocitet. Megjithatë, zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti që vjen nga LDK-ja, të mërkurën ka thënë se taksa duhet të hiqet sa më shpejtë.

Ndërsa kryeministri Kurti  në një konferencë për media tha Kurti se “nuk ka nevojë të nxitohemi”./Periskopi/

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit